Butrinti nesër mëson shortin e Kategorinë së Dytë, ja si ndahen grupet

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ditën e nesërme, në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania” të hedhë dhe shortin e Kategorisë së Dytë, për sezonin 2020-2021.

Grupi A do të përbëhet nga 14 skuadra, ndërkohë që në Grupin B do të jenë 13 skuadra.

Pra në total në Kategorinë e Dytë do të militojnë 27 ekipe.

Mbetet ende e papërcaktuar data fikse për fillimin e kampionatit.

Kujtojmë që para bojkotit ishte vendosur që Kategoria e Dytë të fillonte më 4 tetor.