Delvinë, nisin rikonstruksionet e rrugëve te brendshme të qytetit

Bashkia Delvinë ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiakja Majlinda Qilimi shkruan:

“Filluan sistemimet e rrugëve të brendshme të qytetit te Delvinës. Aktualisht po punohet me sistemin e rrugës “Javer Malo”.

Janë parashikuar të kryhen nje sëre punimesh, duke filluar nga shtrimi me beton, ndërtimi i trotuareve, mureve mbajtëse etj.

Eshtë menduar jo vetëm për banoret, por edhe për nxenesit që duhet te kalojnë përmes urës qe lidh këte lagje me shkollën “K.Çavo”

Punime te mbara!”, shprehet Qilimi. /Sarandanews.com/

Filluan sistemimet e rrugëve të brendshme të qytetit te Delvinës. Aktualisht po punohet me sistemin e rrugës "Javer Malo…

Posted by Majlinda Qilimi on Tuesday, 13 October 2020