Delvinë, së shpejti nis puna për rikonstruksionin e Muzeut Historik

Së shpejti pritet të fillojë puna për rikonstruksionin e Muzeut Historik në qytetin e Delvinës.

Në faqen e publikimeve elektronike të Agjensisë së Prokurimeve Publike është publikuar rezultati i tenderit për Rikonstruksionin e Muzeut Historik në Delvinë, ku për rikonstruksionin e tij është akorduar një fond prej rreth 16 milionë e 500 mijë lekësh të vjetra.

Kontrata për këto punime është lidhur në datën 1 tetor 2020 me kompaninë ”ILIRIA/D” sh.p.k dhe punimet pritet të zgjasin 30 ditë.