DETAJET/ 5 të infektuarit me Covid në Sarandë: 4 në qytet dhe 1 në Borsh, 2 vatra të reja

Saranda ka shënuar sot 5 raste të reja infeksionesh me koronavirua, duke shënuar kështu numrin më të lartë të personave të infektuar me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

Raportohet se  2 nga rastet janë në vatra të reja, ndërsa 2 raste janë nga kontakte me persona të cilët ishin diagnostikuar më herët me Covid-19.

Ndërkohë 1 person tjetër është diagnostikuar me koronavirus në Borsh, duke e cuar numrin e të infektuarve në Borsh në 3 persona.