FOTOT/ Adrian Gurma: Një kënd i ri lojrash i shtohet Ksamilit

Pas Sarandës, të tjera hapsira publike po kthehen në këndë lojrash për fëmijë.

Një kënd i ri lojrash i është shtuar Ksamilit, një hapësirë që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit, me module e lodra për fëmijë, si dhe hapësira çlodhje për më të rriturit.

“Nga sot edhe Ksamilit iu shtua një kënd lojrash për femijët

Vazhdojmë”, shkruan kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma në rrjetet sociale.

Këndet e reja të lojrave që janë shtuar në Sarandë dhe Ksamil janë mirëpritur nga banorët, të cilët kanë vlerësuar këtë iniciativë të bashkisë Sarandë që hapsirat publike, po kthehen në dispozicion të qytetarëve.

Më poshtë këndi i ri i lojrave në zonën e Ksamilit. /Sarandanews.com/