FOTOT nga PAPARAZZI: Alket Hyseni “mahnitet” nga këpucët e Damian Gjiknurit, stili ‘kalon’ edhe për Fate Veliajn (MODA NË KUVEND)

Deputetët socialistë kanë rënë shpesh herë në sy për stilin e tyre të veshjes.

Kësaj here Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni, ndajnë bashkë pasionin për veshjet dhe e kanë shfaqur hapur gjatë seancës plenare.

Këtë të hënë në Parlament, Hyseni ka parë gjatë këpucët e Gjiknurit, mesa duket kanë qenë të bukura për shijen e tij.

Dy kolegëve iu është bashkuar edhe deputeti tjetër, Fate Velaj, i cili gjithashtu është i njohur për veshjet plot ngjyra dhe stil.