FSHZ: Shëtitorja e Sarandës, përmirëson peizazhin urban, lëvizjen e njerëzve dhe krijon hapësira për aktivitete

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar pamjet e fundit të shëtitores “Naim Frashëri” në Saranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, FSHZ shkruan se ky projekt synon të integrojë në infrastrukturën ekzistuese urbane elementë që përmirësojnë peizazhin urban, lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe krijojnë hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme.

“Nga punimet për rikonstruksionin e shëtitores “Naim Frashëri” në Sarandë.

Projekt i cili synon të integrojë në infrastrukturën ekzistuese urbane elementë që përmirësojnë peizazhin urban, lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe krijojnë hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ditën e djeshme dhe kryebashkiaku Adrian Gurma postoi foto nga ecuria e punimeve në shëtitore që vijojnë me ritme të larta.

Shëtitorja e re pritet që sezoni e ri turistik të jetë e përfunduar. /Sarandanews.com/