Greqia në alarm nga koronavirusi, “skuqen” zonat kufitare me Shqipërinë

Greqia po përballet me një valë të dytë të koronavirusit me numër të madh të prekurish, si edhe të shtruarish në spitale.

Greqia ka një numër të madh pacientësh të intubuar duke rritur rrezikun e humbjes së jetëve.

Por, ajo që na prek në mënyrë të drejtpërdrejt edhe neve në Shqipëri lidhet me faktin se numri më i madh i të infektuarve me koronavirus gjatë ditëve të fundit në Greqi janë pikërisht në zonat kufitare me Shqipëri.

Bëhet fjalë për zonën e Kosturit dhe Kozanit, në të cilat vetëm numërohen më shumë se 700 raste aktive deri më tani.

Po ashtu, raste të shumta ka edhe në rajonin e Janinës, ndërsa autoritetet kanë dhënë alarmin edhe për Atikën, ku bën pjesë Athina.