Grupi Polifonik Saranda feston 2 vjetorin e krijimit

Grupi Polifonik Saranda ka festuar 2 vjetorin e krijimit me një ceremoni  simbolike, kjo për shkak të kushteve të vendosura si pasojë e pandemisë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Grupi Polifonik Saranda, shpreh falenderimet ndaj publikut  për mbështetjen:

?Falenderojme gjithe publikun qe na ka mbështetur gjate gjithe kesaj kohe.

Per shkak te pandemise nuk u realizua qe ky eveniment te behej i zgjeruar per publikun ku aty do kishte edhe me shume grupe polifonike por urojme qe vitin tjeter te realizohet.

?Faleminderit per mbeshtetjen!
Gezime paçi ne familjet tuaja!