Kapet një kamion me kanabis në Janinë, tjetri kontrollonte rrugën. Ndalohen dy shqiptarë. Droga kaloi nga Kakavija?

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë greke pasi janë kapur me 115 kilogramë marijuanë në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kranula.

Droga u zbulua pas një kontrolli të befasishëm në një nga dy kamionët që ishte ndaluar nga policia greke. Një prej kamionëve ishte “i pastër”, ndërsa në tjetrin u gjetën 24 pako me marijuanë dhe në total 115 kg.

Ajo ishte e paketuar ne pesë çanta, si dhe u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro.

Sipas Policisë, një prej kamionëve ishte bosh për të kontrolluar rrugën, në të cilën do ta ndiqte mjeti me çantat me kanabis. Nuk dihet ende nese lenda narkotike kishte kaluar apo jo nga Kakavija.