“Më mori tokën për pallat, s’më pagoi”: Dëshmia e autorit të dyshuar të ezekutimit të Niko Goros

Zbulohet dëshmia e parë të autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.

Mësohet se Kliti Leka deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë.

Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë, ku dyshohet se Leka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Niko Goros duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e arrestoi më vonë Lekën në zonën e Livadhit në Himarë.

Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës.

Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit.