Nesër festohet 9 Tetori, dita kur trupat britanike çliruan Sarandën nga forcat gjermane

Ne prag te 76-vjetorit te clirimit te qytetit, kane filluar edhe pergatitjet e para nga ana e Bashkise Sarande, me dekorimin dhe zbukurimin e rrugeve me flamujte Kombetare.

Clirimi i qytetit te Sarandes perkujtohet ne 9 Tetor, dite kur trupat britanike pas disa ore luftimesh, arriten te clirojne pikat strategjike te cilat mbaheshin nga forcat gjermane, te cilat me pas u larguan drejt Greqise.

Ne betejen per clirimin e qytetit nga trupat gjermane dhane jeten e tyre 6 ushtare britanike, ndersa te plagosur mbeten 16 ushtare te tjere.

Pas largimit te forcave gjermane, ne qytet hyren edhe forcat partizane, te cilat deri ato momente ishin stacionuar ne Volloder.

Pas hyrjes se partizaneve ne Sarande filloi nje raprezalje dhe persekutim ndaj familjeve patriotike dhe kundershtare te bindjeve komuniste, e cila vijoi deri ne vitet e fundit te komunizmit, ku ne memorien e qytetareve ende mbahen mend skenat e terheqjes zvarre ne det me skaf te kufomave.

Pavaresisht se kane kaluar 76 vite, kontributi dhe gjaku i te reneve britanike per clirimin e Sarandes nuk eshte permendur asnjehere, madje ne Sarande nuk gjen asnje pllake perkujtimore ne nder te gjakut qe derdhen per clirimin e qytetit.

Ende nuk dihet nese kete 75 vjetor do te kete ndonje bashkepunim apo ftese ndaj ambasades britanike.

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *