Perlat Merko vlerësohet me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin Folklorik Kombëtar

Këngëtari delvinjot Perlat Merko është vlerësuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin Folklorik Kombëtar të mbajtur në Ersekë.

Perlat Merko u vlerësua për interpretimin e këngës popullore Delvinjote ku dhe u vlerësua me: Diplomë Çmimi i Karrierës me motivacionin, “Për pjesëmarrje dhe kontribute të shquara në Festivalet Folklorike Tipologjike Kombëtare të Sazeve” si dhe trofeu shoqërues akorduar nga Ministria e Kulturës.

Postimi.

QENDRA KULTURORE “NAZIF HADERI”
BASHKIA DELVINE

Mbas tetë vitesh mungesë në veprimtaritë kombëtare-kulturore, Bashkia e Delvinës me kryetare Znj. Majlinda Qilimi, çel dritën jeshile për Sazet e Delvinës për tu përfaqësuar në Edicionin e XI në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar, Ersekë-Leskovik më dt. 2-3-4 Tetor 2020.

Sazet e Delvinës interpretuan pjesë instrumentale të ndryshme ku spikatën Robert Zenuni dhe Altin Muço në pjesë të luajtura në def dhe klarinetisti Nikolla Zoto me pjesët: Kaba dhe Valle Dyshe Delvinjote.

Midis shumë këngëtarëve pjesëmarrës u dallua këngëtari Perlat Merko me interpretimin e këngës popullore Delvinjote ku dhe u vlerësua me: Diplomë Çmimi i Karrierës me motivacionin, “Për pjesëmarrje dhe kontribute të shquara në Festivalet Folklorike Tipologjike Kombëtare të Sazeve” si dhe trofeu shoqërues akorduar nga Ministria e Kulturës.

Kordinatori arstik: Perlat Merko