Rikthehen masat anti-Covid: Universitetet vetëm mësim online, drejt mbylljes lokalet pas orës 22:00

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha sot se është vendosur unanimisht mbyllja e Universiteteve për të paktën 1 muaj dhe se mësimi do të zhvillohet vetëm online. Bashkë me to, do të mbyllen edhe konviktet tha Mira Rakacolli.

Gjithashtu ajo shtoi se Komiteti po merr në konsideratë mbylljen e bareve dhe restoranteve në ish-Bllok pas orës 22:00. Sipas Rakacollit, kjo vjen pasi ish-Blloku është një nga vatrat e shpërndarjes së infeksionit.

Ajo shtoi se aktualisht në të gjithë vendin janë 500 vatra, nga të cilat 35% në Tiranë.