Rrugë e re Palasë – Dhërmi! ARRSH miraton fondin 1.6 miliardë lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar vënë në dispozicion një fond 1.6 miliardë lekë për ndërtimin e rrugës Palasë – Dhërmi.

Fondi do të shkojë për trupin e rrugës, vepra arti, punime sinjalistike, elektrike, etj.

Tenderi është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe do të qëndrojë i hapur deri më 23 nëntor.

Sipas njoftimit, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues, projekti do të ekzekutohet brenda një afati 18 mujor.