Sarandë/ Dhunoi nënën e tij, vihen në pranga autori vetëm disa orë pas shpalljes në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur shtetasin:

F.M., 57 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi në datën 11.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.