VIDEO/ Atentat në tentativë ndaj biznesmenit sarandiot Andon Dhima në Tiranë, ashensori i shpëtoi jetën

Një atentat ka mbetur në tentativë mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet ku dy persona të maskuar dhe me pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin nga Saranda Andon Dhima kur ky i fundit po shkonte në apartamentin e tij.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në abcnews.al videon ekskluzive kur dy atentatorët kanë ndjekur biznesmenin i cili është futur në pallatin ku jeton, që është edhe në pronësi të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë.

Ai futet në hyrje të pallatit pak sekonda pas vajzës së tij e cila merr ashensorin bashkë me një shoqe.

Sekondat e fundit të pritjes së ashensorit i kanë shpëtuar jetën biznesmenit i cili arrin të ngjitet në një kohë me të bijën. Ai ecën i qetë pa e ditur që dy persona të armatosur po vijnë pas tij.

Të dy personat vijnë të pa shqetësuar, lënë çadrën jashtë pallatit dhe futen në godinë ndërkohë që janë të maskuar. Në duar secili prej tyre mban pistoletë.

Njëri prej tyre e bën gati pistoletën gati për ta shkrepur. Por për fat të mirë biznesmeni në atë kohë ngjitet lart në apartamentin e tij.

Në momentin që dy atentatorët dalin nga pallati, hasin rojen e pallatit i cili dyshohet se kanë vënë në dijeni biznesmenin për rrezikun nga i cili ka shpëtuar.

Më pas biznesmeni Dhima ka telefonuar uniformat blu të cilët njoftuan një ditë më parë se po punohet për të kapjen dhe identifikimin e autorëve.

Andon Dhima është biznesmen nga Saranda. Ka jetuar edhe në Korçë për shumë vite. Është bashkëpronar i atij pallati.

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *