Vritet me armë ndërtuesi Niko Goro në Himarë, plagoset bashkëshortja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se ndërtuesi Niko Goro është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 kur viktima ishte nën shoqërinë e së motrës së tij, pranë një dyqani në shëtitore, kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri.

Si pasojë, Niko Goro, ka mbetur i vrarë, ndërsa e motra e tij është plagosur në këmbë.

Dëshmitarët janë shprehur se autorët dyshohet të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros.