Arrestohet këngëtari i madh grek, u kap me kokainë dhe pistoletë

Këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar mbrëmjen e sotme në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë.

Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, por nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-covid.

E ndërsa është treguar bashkëpunues, këngëtari është shprehur se “Unë i kam për sigurinë time” tha Notis Sfakianakis.

Tashmë Notis, një emër shumë i njohur, jo vetëm në Greqi, por edhe jashtë saj do të përballet me dy akuza, posedim të drogës dhe armëmbajtje.