Bujar Leskaj dhe Hariz Mema vijojnë të thyejnë ligjin: Mbledhin në ambient të mbyllur dhe pa maska demokratët e Delvinës

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PD Bujar Leskaj ka qenë sot për një takim me demokratët e Delvinës.

Të pranishëm ishin dhe kreu i PD Sarandë Hariz Mema dhe ai i Delvinës Hari Imeri.

Siç shihet drejtuesit politik të PD vijojnë të japin një shembull të turpshëm sa i përket respektimit të masve për parandalimin e koronavirusit.

Edhe pse shifrat në rajonin e Sarandës vijojnë të larta, kjo nuk u bën aspak përshtypje këtyre drejtuesve të cilët mblidhen në ambjente të mbyllura pa mbajtje maske dhe distancim social.