Butrinti i pandalshëm, fiton në Këlcyrë dhe ngjitet në krye të tabelës

Skuadra e Butrintit vijon paraqitjen mbreslënëse në këtë sezon të ri, duke mos njohur humbje dhe barazime.

Në transfertën e sotme në Këlcyrë, Butrinti ka marrë një tjetër fitore të madhe.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Milto Gurma, ka triumfuar në sfidën e sotme me rezultatin e pastër 0-2, duke dal nga kjo transfertë jo e lehtë me pikët e plota.

Golashënuesit e sarandiotëve në këtë ndeshje ishin Xhuloi Mirani dhe Thodhori që vulosën shifrat në 0-2

Një sukses që e ngjit Butrintit në krye të tabelës me 9 pikë të plota me tre fitore radhazi.

Sfida e radhës do të jetë në stadiumin “Andon Lapa” kundër Përmetit. /Sarandanews.com/