Butrinti mbyll përgatitjet, gati për rezultat pozitiv ndaj Këlcyrës

Butrinti ka mbyllur përgatitjet për duelin e nesërm që do të luajë në transfertë kundër skuadrës së Këlcyrës.

Një transfertë delikate për sarandiotët, të cilët sërish do të synojnë që të marrin pikët e plota nga kjo ndeshje.

Djemtë e drejtuar nga Milto Gurma, shkojnë në këtë transfertë me një moral të lartë, pasi në dy takimet e para kanë siguruar pikët e plota.

Sfida mes Këlcyrës dhe Butrintit luhet nesër në orën 14:00. /Sarandanews.com/