Butrinti vijon me intensitet të lartë përgatitjet për takimin ndaj Këlcyrës

Butrinti vijon me ritme të larta përgatitjet për ndeshjen e fundjavës kundër Këlcyrës në transfertë.

Ekipi sarandiont nuk ka në plan që të fal pikë në këtë takim, pas dy fitoreve radhazi në dy ndeshjet e para të Kategorisë së Dytë.

Rikthimi në krye të stolit të trajnerit sarandiot Milto Gurma, merkatoja cilësore e drejtuesve të klubit ka dhënë rezultatet e para pozitive në këtë start të kampionatit.

Ruajtja e bushtit si dhe afrimi i portierit Sadik Basha, qëndërmbrojtësit Skerdi Matusi, si dhe sulmuesit Xhulio Mirani janë ccelsi i suksesit.

Sfida mes Këlcyrës dhe Butrintit luhet të dielën në orën 14:00.