Delvina merr fitoren e parë, mposht në shtëpi Skraparin

Skuadra e Delvinës ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri futbollistik.

Ekipi delviniont mposhti në shtëpi ekipin e Skraparit me rezultatin e 3-1, duke siguruar tre pikët e para.

Golat për skuadrën e Delvinës u shënuan nga ana e Mustës që shënoi një dopietë dhe Mehmetit, ndërsa për ekipin e Skraparit golin e vetëm e realizoi Guri.

Pas këtij suksesi Delvina renditet në vendin e nëntë me vetëm tre pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Delvinën do të jetë në transfertë kundër Naftëtarit. /Sarandanews.com/

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *