Dueli për kreun, Butrinti gati për fitoren e radhës ndaj Përmetit

Butrinti ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Përmetit.

Ky është takimi kryesor në javën e katërt në Kategorinë e Dytë, pasi përbllen dy ekipet që kryesojnë renditjen me pikë të barabarta.

Nën drejtimin e trajnerit Milto Gurma, ekipi sarandiot i dha fund përgatitjeve në stadiumin “Andon Lapa” , ku mbizotëronte atmosfera pozitive tek lojtarët.

Për duelin e nesërm objektivi i Butrintit do të jetë marrja e fitores.

Sfida mes Butrintit dhe Përmetit do të luhet në orën 14:00. /Sarandanews.com/