Ikona e Estradës së Sarandës Theofil Haxhijani feston 81- vjetorin e lindjes

Theofil Haxhijani feston ditën e sotme 81- vjetorin e tij të lindjes.

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka uruar në rrjetet sociale aktorin e njohur

“Sot ikona e Estradës së Sarandës Theofil Haxhijani mbush 81 vjeç.

Edhe 100 artist e mjeshtër i humorit”, shkruan Gurma në urimin e tij.

Theofil Haxhijani për gati 30 vjet punoi si aktor profesionist në estradën profesioniste të Sarandës.

Në vitin 1970 iu dha Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Tretë. Më 1978 u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Në vitin 1979 mori titullin “Artist i Merituar”, ndërsa në muajin nëntor 2014 iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”. /Sarandanews.com/