Ministri Blendi Klosi infektohet me Covid

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se aktualisht është vetëkarantinuar dhe se po trajtohet.

Gjithashtu ministri i bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë të gjithë masat e nevojshme.