Ndërron jetë pas lindjes 20-vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës! Fëmija në gjendje të mirë

Ngjarje e rëndë. Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Maternitetin e Gjirokastrës.

Ajo i është nënshtruar operacionit dhe pas lindjes së fëmijës ka shfaqur komplikacione. Mësohet se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

E reja, Klea Muxhaj, ishte shtruar në ditë më parë në ambientet e këtij spitali. Mjekët obstetër nuk i kanë dhënë garanci për të lindur vetë dhe e kanë futur në sallën e operacionit.

Gjithçka ka shkuar mirë në momentin e parë, por pastaj e reja ka ndërruar jetë. Priten verifikimet e nevojshme për të mësuar shkakun që i ka shkaktuar probleme.

Ndërkohë familjarët e 20-vjeçares janë mbledhur jashtë ambientet të maternitetit të Gjirokastrës.