Përfaqësoi denjësisht Sarandën në festivalin mbarëkombëtar, Gurma pret në zyrë këngëtaren Leonora Sinoimeri

Këngëtarja sarandiote Leonora Sinoimeri, e cila konkuroi në festivalin mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Durrësi, arriti që të bëjë një performancë dinjitozd.

Leonora Sinoimeri konkuroi në atë festival me këngën e njohur “Tumankuqe”, duke u renditur në vendin e tretë.

Ajo është mirëpritur në zyrë dhe nga kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma, i cili e uruar këgëtaren për suksesin e arritur.

“Mirënjohje për këngëtaren e vogël dhe mjaft të talentuar Leonora Sinoimeri,që u kthye me Çmimin e 3-të nga Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Durrës, duke e përfaqësuar denjësisht Sarandën.

Urime e suksese”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/