Rritja e rasteve me koronavirus, kryhet dezinfektimi i bashkisë Finiq

Duke parë numrin e rasteve në rritje me covid-19, Bashkia e Finiqit kreu dezinfektimin në ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinave të bashkisë, si dhe në automjetet e Shërbimit Zjarrëfikës.

Prioriteti i bashkisë është mbrojtja e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve të saj ndaj këtij armiku të padukshëm që quhet COVID-19 dhe na kërcënon veçanërisht kohët e fundit.

Bashkia Finiq i bën thirrje të gjithëve të respektojmë rregullat higjenike të pëcaktuara nga protokollet përkatëse duke mbajtur maskë, respektuar distancën fizike dhe higjenën personale.