Trajneri i Butrintit, Milto Gurma feston ditëlindjen

Trajneri i mirënjohur sarandiot Milto Gurma feston sot ditëlindjen.

“Urojme trajnerin e ekipit, profesor Milto Gurma gezuar ditelindjen, u befsh edhe 100 vjec.

Mbaresi e suksese sivjet me ekipin”, shkruhet në urimin e klubit të Butrintit.

Milto Gurma debutoi me fitoren në sfidën e tij të parë në këtë sezon me Butrintin, ku triumfoi me reztatin e ngushtë 0-1 në një transfertë mjaft të vështirë si ajo në Patos kundër Albpetrolit.

Trajneri Gurma ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë fazës përgatitore duke ndërtuar një ekip cilësorë që këtë edicion do synojë ngjitjen në një Kategori më lartë.

Dueli i radhës i Butrintit do jetë këtë të diel në Sarandë në stadiumin “Andon Lapa” kundër Memaliajt. /Sarandanews.com/