U-19, Butrinti barazon në shtëpi kundër Akademisë së Futbollit

Butrinti U-19 nuk ka shkuar më shumë se barazimi në sfidën e luajtur sot në stadiumin “Andon Lapa” në Sarandë kundër Akademisë së Futbollit.

Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Milla në minutën e 26-të.

Por, fillimi i pjesës së dytë foli për Butrintit që përmbysi gjithçka me anë të Rucit dhe Kacajt.

8-minuta para fundit të ndeshjes Akademia e Futbollit barazoi rezultatin sërish me Millën, duke e mbyllur sfidën në barazim.

Pas kësaj ndeshje Butrinti U-19 renditet në vendin e gjashtë me 4 pikë.

Ndeshja e radhës do të jetë në transfertë kundër Flamurtarit në Vlorë. /Sarandanews.com/