U-19, Butrinti fiton në shtëpi ndaj Apolonisë

Skuadra U-19 e Butrintit ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme kundër Apolonisë.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” të qytetit të Sarandës u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të sarandiotëve.

Autori i golave për Butrintin në këtë takim ishin M. Malaj që shënoi një dopietë duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Pas kësaj fitoreje Butrinti renditet në vendin e pestë me 7- pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës do të jetë në transfertë kundër Skënderbeut. /Sarandanews.com/