U-19, Butrinti humbet në transfertë kundër Besës

Skuadra e Butrintit është mposhtur në sfidën e sotme në transfertë kundër Besës së Kavajës.

Ky takim u mbyll me rezultatin e ngushtë në favor të vendasve që fituan me shifrat 1-0.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Duka në minutën e 57-të, duke ndëshkuar ekipin e Butrintit.

Sfida e radhës për Butrintit do jetë javën e ardhshme kundër Akademisë së Futbollit. /Sarandaneëw.com/