Adrian Gurma pret pjesëmarrësit e konkursit kundër dhunës me bazë gjinore: Jeni të gjithë fitues

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka pritur sot në bashku fëmijët që morën pjesë në konkursin virtual të pikturës dhe eseve me temë kundër dhunës me bazë gjinore.

“Falenderova sot të gjithë pjesëmarresit e konkursit virtual të pikturës dhe eseve me temë kundër dhunës me bazë gjinore,për angazhimin dhe përkushtimin në këtë aktivitet.

Vlerësim maksimal për seriozitetin e pjesëmarrësve dhe kontributin e dhënë për sensibilizimin e opinionit publik,kundër dhunës përmes krijimeve artistike.

Të gjithë pjesëmarrësit janë prezantuar me krijime të mrekullueshme . Procesi i përzgjedhjes ka qenë mjaft i vështirë për institucionin e Bashkisë,si dhe juritë e përbëra nga profesionistë të fushave.

JU TË GJITHË JENI FITUES!”, shkruan Gurma në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/