Finiq, Kristo Kiço shpërndan dhurata për fëmijët e kopshteve dhe shkollave

Dje dhe sot, Kryetari i Bashkisë  së Finiqit , Z. Kristo Kiço, shpërndau dhurata për rreth 200 nxënës, të shkollave 9- vjeçare  Finiqit, Mesopotamit, në shkollat fillore dhe kopshtet e Dermishit, Alikos, Navaricës, SMT dhe Vrionit për t’i uruar për festat e Krishtlindjeve dhe  Vitin e Ri.

Dhuratat për të vegjlit e Livadhja të cilët kanë disa ditë që kryejnë mësime në distancë për shkak të përhapjes së virusit covid 19, sipas kryetarit të bashkisë, do të dërgohen në shtëpitë e tyre në rastin më të parë.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Bashkisë, së bashku me drejtorët e Shërbimeve Sociale dhe Arsimit të bashkisë, nderuan me çmime dhe mjete pikture 6 nxënësit që fituan konkursin të pikturës me temë “STOP dhunës ndaj grave dhe vajzave “.