Finiqi dhe Dropulli bashkëveprim për transportin e pacientëve me COVID në spitalin e Janinës

Kryetarët e bashkive të banuara nga minoritarë grekë të Finiqit dhe Dropullit janë takuar për të diskutuar rreth masave që duhen marrë për të lehtësuar pacientët e prekur seriozisht nga koronavirusi në transportin e tyre nga zonat e bashkive Finiq dhe Dropull në spitalet e Janinës.

Dy kryetarët e bashkive, Dhimitër Toli dhe dhe Kristo Kiço, emëruan bashkërisht Eleni Papa, si përgjegjës për përgatitjen e regjistrave mjekësorë dhe procedurave përkatëse të pacientëve që do të trajtoheshin në spitalet e Janinës.