Gjirokastër/ Pronari i lavazhit gjendet i pajetë në banesë, dyshohet për vetëvrasje

Një 55 vjeçar është vetëvaruar në banesën e tij, në lagjen “11 janari” në Gjirokastër.

Mësohet se viktima e ka ndërmarrë aktin e rëndë në një moment që as djali dhe as bashkëshortja nuk ndodheshin në shtëpi.

Sakaq, 55 vjeçari i identifikuar si Luli D., kishte në pronësi një lavazh dhe në të njëjtin vend kishte edhe shëpinë.

Dyshimet paraprake flasin për depresion.

Policia po heton të gjitha pistat dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët.