Ndryshime në kabinet, Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm! Milva Ikonomi, ministre e Bujqësisë

Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, ndërsa portofolin e tij te Bujqësia do ta marrë Milva Ikonomi.

Ky është vendimi i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes Twitter shkruan:

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”.

Kjo lëvizje në qeveri vjen pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj.