Pipero: Vaksina kundër Covid-19 do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit

Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero është shprehur se vaksina anti-COVID e COVAX do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

I ftuar në “Real Story” ai tha se sasia e parë e vaksinave që do të vijnë nuk do të jetë për të gjithë, por vetëm për personat më të rrezikuar.

“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit.

Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, tha Pipero.