Sarandë, shkëndijë elektrike në kopshtin nr. 2, zjarrëfikset në vendngjarje

Një shkëndijë elektrike në një kuti shpërndarëse në Kopshtin nr 2 në Sarandë ka alarmuar edukatoret.

Ato menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësen dhe kanë marrë masa për nxjerrjen e fëmijëve nga ambjentet.

Fatmirësisht zjarri nuk ka vijuar, pasi është ndërprerë energjia energjia elektrike në kohë.

Por ky alarm ka nxjerrë në dritë një problem shumë të madh në Sarandë: Ndërtimet dhe ngushtimet e rrugëve kanë bërë që automjetet zjarrfikëse ta kenë të pamundur hyrjen në këto rrugica dhe mundësia e vetme e ndërhyrjeve të mbetet një automjet i vogël dhe fikëset e dorës.