VENDIMI/ Rinis puna në Gjykatën e Sarandës

Kryetarja e gjykatës së Sarandës, Suela Xhani përmes vendimit nr.19, datë 27.11.2020 njoftoi rinisjen e plotë të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në kushtet e pezullimit të veprimtarisë gjyqësore pas infektimit të punonjësve me Covid-19.

Në njoftim bëhet e ditur se afati i izolimit për punonjësit dhe testimi i tyre ka përfunduar dhe ata që kanë rezultuar negativë kanë nisur punën.

“Në kushtet kur janë përmbushur afatet për izolimin e punonjësve dhe është bërë edhe testimi i gjithë punonjësve përkatës të cilët kanë rezultuar negativë vendosi rinisjen e plotë të veprimtarisë dhe sherbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë”, shkruhet në vendim nga kryetarja e Gjykatës, Sarandë, Suela Xhani në vendimin nr.19, datë 27.11.2020.