Zjarr në banesën e shqiptarëve në Greqi: Tezja shpëton dy nga fëmijët, humb jetën 16-vjeçari

Banesa e një familjeje shqiptarë në Greqi është përfshirë nga flakët sot paradite. Për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar, raportojnë mediat vendase.

Sipas raportimeve, zjarrin në banesë ra rreth orës 11:00, për arsye që janë ende të paqarta. Në shtëpi ishin tre fëmijë të moshës 16-6 vjeçare, ndërsa nëna e tyre ishte në Shqipëri, kurse babai në punë.

Për fëmijët ishte duke u kujdesur tezja e tyre, e cila nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ra zjarri.

Atë e njoftoi me anë të telefonit mbesa e saj saj 13-vjeçare. Gruaja pësoi djegie të rënda ndërsa përpiqej që të shpëtonte fëmijët. Dy prej tyre arriti që t’i nxirrte jashtë. Por, të njëjtin fat nuk pati 16-vjeçari, i cili kishte dhe probleme me lëvizjen.

Kur zjarrfikësit  futën hynë në mënyrë që të shuanin flakët, ata gjetën trupin e pajetë të të miturit në një nga dhomat. Shkaqet e zjarrit që shkaktoi tragjedi në familjen e 16-vjeçarit shqiptar pritet të zbardhen nga hetimi paraprak i kryer nga Departamenti Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës.