108 vjetori, Qilimi falenderon Policinë e Delvinës: Mirënjohje për çdo efektiv që kontribon në sigurimin e rendit publik!

Kryebashkiakja Majlinda Qilimi ka përcjellë një mesazh për policët e Delvinës me rastin e 108 vjetorin e Policisë së Shtetit.

Qilimi falenderon policinë për kontributin që jep për sigurimin e rendit publik dhe për përballimin e sfidave në këtë përiudhë tepër të vështirë.

“Gëzuar 108-Vjetorin e Themelimt te Policisë së Shtetit.

Falenderim e mirënjohje për çdo efektiv policie që ka kontribuar apo vazhdon të kontribuojë në sigurimin e rendit publik!

Faleminderit Policisë Delvinë për punën e kryer në përballimin e sfidave të ndeshura përgjatë kësaj periudhe emergjencash.

Urime dhe suksese te mëtejshme!”, nënvizon Qilimi. /Sarandanews.com/