EKSKLUZIVE/ Ndeshja Gramozi-Butrinti do të luhet në stadiumin “Andon Llapa”

Sfida e parë e këtij viti mes Gramozit dhe Butrintit e programuar për ditën e mërkurë nuk do të zhvillohet në qytetin e Ersekës.

Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se ky takim do të zhvillohet në stadiumin e Sarandës “Andon Lapa”.

Të dy klubet kanë arritur akordin që ky takim të luhet në fushën e Sarandës për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Një mundësi e artë për ekipin e Butrintit për ta nisur me fitore vitin e ri futbollostik.

Butrinti i drejtuar nga Milto Gurma renditet në vendin e dytë në reditje me 19 pikë të grumbullara me pikë të barabarta me Maliqin që mban vendin e parë.

Ndërkohë, Gramozi pozicionohet në vendin e tetë me 9 pikë. /Sarandanews.com/