Eldi Çondi në fazën e dytë e “Deputetit që duam”/ Rama: Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit

Ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes e platformës së PS “Deputeti që duam.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me të përzgjedhurit e fazës së së dytë tha se nga të përzgjedhurit do të dalë edhe skuadra për betejën e 25 prillit.

“I falenderoj të gjithë ata që kanë kapërcyer fazën e parë.  Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit. Pa ndryshuar politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot në hapësirën tonë të përbashkët.

Politika është një forcë për mirë dhe ka lindur për të bërë gjërat së bashku, që veç e veç si bëjmë dot. Kjo nismë e PS, e re, që materializohet për herë të parë, në historinë e re por jo të varfër të PS, ka gjetur mbështetje, sepse 1600 veta, të një gjenerate të re kanë hedhur hapin që të shprehin interesin në mënyrë të guximshëm tanimë kjo fazë është faza e konsolidimit të këtij grupi të ri dhe janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten, më mirë pse-në e kësaj nisme , më mirë edhe fuqinë e ambicies së tyre. Por kjo s’do të thotë se ata që nuk janë përfshirë janë më pak të talentuar apo të prerë për tu përfshirë.

Si dhe e kundërta për ata që janë zgjedhur. Unë i inkurajoj ata që nuk kanë kaluar të mos dorëzohen por të kuptojnë se për ta shpalosur potencialin, talentin duhet punë e trajnim.

Trajnimi dhe edukimi i vetvetes me të gjitha ato që është e nevojshme kur do të përfaqësosh dhe komunikosh me komunitetin është një domosdoshmëri.

Sot janë me ne këtë për këtë arsye drejtuesja e Friedrich Ebert, që do lehtësojnë këtë[proces për ju, duke ju ofruar një platform trajnimi përmes sprovash në proces dhe ne fund do zgjidhen ata që do jenë pjesë e skuadrës sonë.

Të gjithë pa përjashtim duhet ta ndiejnë veten pjesë e përpjekjes tonë,  është një proces shumë më më i gjerë në shumë fusha. në mandat të 3 prioritet përfshirja e të rinjve në nivelin e qeverisjes. Forca me vullnet dhe pasion”, tha Rama.

Në takimin virtual me kryeministrin Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulnat Balla, ishte dhe i riu nga Saranda Eldi Çondi.

Çondi është një nga emrat me potencial të madh që ka mjaft shanse për të qenë pjesë e listave të PS për zgjedhjet e 25 prillit.