FOTOT/ Bujar Leskaj qeras me pije energjike të rinjtë e PD Sarandë: Fitore

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, ka mbledhur në një kafe të qytetit të rinjtë e PD Sarandë.

Teksa i ka qerasur me pije energjike, Leskaj ka biseduar me të rinjtë e PD Sarandë për zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk mungote në takim dhe kreu i degës së PD-së Sarandë Hariz Mema, i cili pas konsumimit të pijes energjike është “bërë me krah” dhe duket mjaft i lumtur në foton e publikuar në rrjetet sociale.

“Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës, z. Bujar Leskaj, ditën e sotme ka pasur një takim me anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Sarandë.

Duke qenë se zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, motivimi i Forumit Rinor është tepër i rëndësishëm. “Motorri” i kësaj fushate elektorale pritet të jete pikërisht FRPD, e cila tashmë ka nisur të jetë tepër active”, shkruan FRPD Sarandë. /Sarandanews.com/

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz të ulur, tabelë dhe jashtë

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz të ulur dhe tabelë