Moti i keq në Delvinë, reagon bashkia: Jemi në gatishmëri për të parandaluar çdo lloj rreziku të mundshëm

Bashkia e Delvinës ka reaguar pas motit të keq të orëve të fundit.

Nëpërmjet një njoftimi institucioni i bashkisë Delvinë bën me dije se janë marrë të gjitha masat dhe janë në monitorim të situatës për të parandaluar çdo lloj rreziku të mundshëm.

“Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar probleme në disa zona si ne qytet, ashtu edhe në njësinë administrative Vergo .

Strukturat e bashkisë Delvinë kanë ndërhyrë
për pastrimin e rrugëve te brendshme nga mbetjet e ngurta pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit.

Për të shmangur dëmtimin e urës pranë fshatit Kalasë, është dashur të ndërhyjmë me mjete te rënda në kushtet e nje moti aspak të favorshëm.

Duke qenë se parashikimet e motit tregojne se situata e reshjeve do te jetë prezente edhe ne ditet ne vijim, Shtabi i Emergjencave Civile është ne gatishmëri dhe ne monitorim te situatës për të parandaluar çdo lloj rreziku të mundshëm”, thuhet në njoftimin e bashkisë Delvinë. /Sarandanews.com/