Reshjet e dendura të shiut/ Lumi i Kalasës – Ura e Gajdarit dhe Kanali i Çukës – Lumi i Bistricë brenda shtratit falë investimeve të viteve të fundit

Para disa vitesh Lumi i Kalasës – Ura e Gajdarit dhe Kanali i Çukës – Lumi i Bistricës për shkak të reshjeve të shiut mbulonte tokat bujqësore.

Gjatë ditëvë fundit dhe pse ka pasur rritje të larta të shiut, falë ndërhyrjes së qeverisë në infrastrukturën kulluese rrjedha e lumit pavarësisht reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit është brenda shtratit.

Për të parë nga afër gjendjen ka qenë kryebashkiaku Adrian Gurma dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila shkruan:

“Ky është dallimi mes të shkuarës dhe të tashmes, mes atyre që flenë dhe atyre që janë në punë ditë e natë, në diell apo shi.

Me Adrianin ishim në zonën Lumi i Kalasës – e Gajdarit dhe Kanali i Çukës – Lumi i Bistricës, që dikur kishte përmbytje dhe rreziku i detyronte banorët të evakuoheshin.

#PunëJoGjumë”, shkruan Denaj. /Sarandanews.com/

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *