Tronditet Athina: “Luftë” me armë zjarri mes bandave të drogës, vriten dy shqiptarë

“Luftë” me armë zjarri në mes të Athinës mes disa shqiptarëve, dy prej të cilëve kanë mbetur të vrarë.

Sipas mediave greke, përplasja me armë ka ndodhur në sheshin Agios Sostis, në Nea Smyrni.

Sipas të dhënave paraprake, dy shqiptarë janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia greke dyshon se përplasja me armë ka ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Ky shesh është shndërruar në një pikë për shkëmbimin e drogës nga të huajt, shkruajnë mediat e shtetit fqinj.

Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërsa ka dyshime se dy viktimat janë babë e bir.